Lajme nga vendi

Ikën Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT emërohet Donjeta Bali

Ikën Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT emërohet Donjeta Bali

Alma Cani është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare.

Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali.

Burime të Top Channel kanë mësuar se të enjten do të bëhet prezantimi i drejtores së re me stafin drejtues të QSUT.

Profesoreshë Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ajo ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e pediatrisë e specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.

Profesoreshë Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024.

Editorial