
Viti i ri është momenti ideal për të ndalur një çast dhe për t’u kujdesur për atë që ka më shumë rëndësi: shëndetin. Pas festave dhe ndryshimeve në ritmin e jetës, organizmi shpesh vihet në provë, ndaj fillimi i vitit është koha e duhur për të investuar te shëndeti me një qasje parandaluese dhe të menduar posaçërisht për çdo individ.
Check-Up VIP në Spitalin Amerikan 3 është një program i strukturuar që vendos pacientin në qendër të vëmendjes. Çdo kontroll ndërtohet mbi profilin shëndetësor, moshën, stilin e jetesës dhe faktorët individualë të riskut, duke e kthyer check-up-in në një mjet real parandalimi dhe planifikimi shëndetësor afatgjatë.

Shërbim VIP, pa stres dhe pa pritje
Programi realizohet në një qendër të dedikuar, ku pacientët përfitojnë organizim të plotë të procesit, kalim të menjëhershëm në të gjitha hallkat e kontrollit dhe shërbim profesional e diskret, në kushte komoditeti maksimal.
Kujdes shëndetësor i menduar në detaje
Check-Up VIP përfshin një gamë të gjerë ekzaminimesh, nga analizat bazë laboratorike deri te vlerësime të avancuara parandaluese, të përzgjedhura sipas profilit shëndetësor të pacientit. Në përfundim, çdo pacient pajiset me raport të detajuar shëndetësor, interpretim mjekësor dhe rekomandime konkrete për ndjekje afatgjatë.

Çfarë përfitoni nga Check-Up VIP?
- Konsulta me mjekë specialistë
- Vlerësim të stilit të jetesës dhe faktorëve të riskut
- Analiza dhe ekzaminime parandaluese të avancuara
- Kontroll të targetuar të sistemit kardiovaskular
- Rishikim të medikamenteve dhe statusit të vaksinimeve
- Akses të menjëhershëm te specialistët dhe ndjekje nga mjeku personal
- Diskrecion maksimal, sallë pritjeje private dhe shërbime biznesi
- Mbështetje mjekësore 24/7 dhe efikasitet maksimal
- Paketa të përshtatura sipas moshës dhe gjinisë
• 18–39 vjeç – 70,000 Lekë
• 40–50 vjeç – 90,000 Lekë
• 50+ vjeç – 110,000 Lekë
Check-Up VIP në Spitalin Amerikan 3 është zgjedhja ideale për kujdesin ndaj shëndetit.
Artikull Promocional