Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të forta në Qeveri pasditen e sotme, duke shkarkuar edhe Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës, e cila është nën hetim nga SPAK për korrupsion.
Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.
Ferit Hoxha, i cili ka qenë ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.
Besfort Lamallari është larguar si ministër i Drejtësisë dhe është emëruar në postin e minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.