Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe 24 persona të tjerë për tenderat e rrugëve.
Dosja hetimore e SPAK ka hetuar më shumë se 10 tendera në fushën e rrugëve, por edhe energjisë.
Weblajm raportoi se zotit Gjyli i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera nga prokurori i SPAK Dritan Prençi.
Ndërkohë mes atyre që u është komunikuar akuzë ka dhe drejtorë në Entin Rregullator të Energjisë si dhe nëpunës të këtyre institucione, të cilët kanë qenë pjesë e Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave.
Ndërkohë raportohet se në dosjen hetimore përfshihen edhe disa biznesmenë, të cilët kanë fituar ose kanë qenë pjesëmarrës në tenderat e dyshuar për abuzime.