Lajme nga vendi

1 hektar ndërtim në Parkun e Liqenit/ KKTU miraton lejen e ndërtimit për kompleksin strategjik Anima të Lori Hoxhës dhe Ilir Bregasit

1 hektar ndërtim në Parkun e Liqenit/ KKTU miraton lejen e

Në hyrje të parkut të Liqenit Artificial, në rrugën Skerdilajd Llagami, do të ndërtohet një kompleks i madh me 3 kulla me funksione të përziera, banim, hoteleri dhe shërbimesh. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 9 mijë e 600 metrash katrorë ose gati 1 hektarë dhe është pagëzuar me emrin Anima.

1 hektar ndërtim në Parkun e Liqenit/ KKTU miraton lejen e

Zona ku do te ndertohet kompleksi Anima

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar me procedurë të përshpejtuar lejen e ndërtimit të kompleksit, i cili do të realizohet nga shoqëritë Animacon dhe EB Construction. Shoqëria e parë është krijuar në qershor të vitit 2022. Ajo zotërohet nga pronarja e Top Channel, Lorena Hoxha. Ndërsa kompania tjetër, EB Construction, zotërohet nga Ilir Bregasi, djali i biznesmenit Luan Bregasi.

Në prill të këtij viti, rreth 1 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, projekti Anima mori statusin e Investimit Strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejton kryeministri Edi Rama.

 

1 hektar ndërtim në Parkun e Liqenit/ KKTU miraton lejen e

Pas marrjes së statusit, KKTU ka miratuar me urgjencë lejen e ndërtimit të projektit, i cili parashikon ndërtimin e disa kullave në zonën e Parkut të Liqenit.

Projekti
Sipas dokumentit për statustin e Investimit Strategjik, projekti Anima është hartuar nga studio ndërkombëtare dhe parashikon ndërtimin e një kompleksi me funksion të përzier si hotel, rezidencial, godina banimi dhe shërbimesh.

"Vlera e investimit të projektit të investimit “ANIMA” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë rreth 55.6 milion Euro," thuhet në dokumentin e dhënies së statusit.

Sipas Komitetit të Investimeve Strategjike, toka mbi të cilën ndërtohet kompleksi është në pronësi private dhe investitorët kanë kërkuar nga shteti vetëm asistimin me procedurë të përshpejtuar.

 

Editorial