
Biznesmeni Bujar Muça, pronari i kompanisë ‘Delta Group’, bashkë me disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia ku paraprakisht raportohet se nga operacioni i befasishëm janë sekuestruar edhe armë. Policia ka ndërmarrë një operacion pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku sipas burimeve janë shoqëruar mbi 10 persona të dyshuar për lidhje me botën e krimit, dhe janë sekuestruar disa armë zjarri.
Operacioni është zhvilluar në një prej lokaleve të njohura në aksin rrugor Elbasan-ish-Metalurgjik, në fshatin Katund i Ri.Deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth personave të shoqëruar apo akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Ky aksion i sotëm konsiderohet i rëndësishëm, pasi raportohet se janë shoqëruar persona me rrezikshmëri të lartë.
Elbasani njihet si një prej qyteteve me prezencë kriminale në vendin tonë, pasi atje kanë bazat disa grupe kriminale.
Bujar Muça është themeluesi dhe pronari i kompanisë “Delta Group”. Kjo kompani është shpallur investitor strategjik nga qeveria shqiptare dhe ka përfituar mbi 242 mijë m2 tokë shtetërore falas në Dhërmi për ndërtimin e resorteve.

Statusi investitor strategjik per grupin Delta
Paralelisht kompania ka marrë lejen për ndërtimin e një kulle prej 100 katesh në qendër të Tiranës, pas Sheshit Skënderbej.
Në 2017 Bujar Muça u zgjodh dputet nën logon e PDIU. Ai e mbajti mandatin vetëm 2 muaj, duke dhënë më pas dorëheqje. Prej këtij momenti Muça nuk është angazhuar më në jetën politike.