Lajme nga vendi

Ndërtoi pallat pa leje në pronë publike/ Ndalohet biznesmeni, Sino Llanaj!

Ndërtoi pallat pa leje në pronë publike/ Ndalohet biznesmeni,

Krimet e Rënda kanë ndaluar biznesmeni Sino Llanaj, pasi ky i fundit ka ndërtuar pallat pa leje në një pronë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bllokoi objektin pa leje me sipërfaqe ndërtimi prej 4 mijë metrash katrorë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur procedurën e shembjes së ndërtesës.

Biznesmeni Sino Llanaj ka një rekord problematik me ligjin. Në 12 janar 2024, sipërmarrësi u arrestua për armëmbajtje pa leje në autostradën Fier-Vlorë.

Gjithashtu, tek pallati i tij te ish-parku 120 familje s’janë futur në banesa prej konfliktit që ka me ortakun Albert Allmuça.

Dy pronarët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit te ish-Parku i autobusëve brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti s’ishte ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijonin të jetonin me qira.

Më 13 Janar 2021, dy pronarët u përfshinë në një sherr fizik dhe verbal, ku nga përdorimi i armës mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino, të cilin një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë.

Gjithashtu, gjatë sherrit, mbeti i plagosur me sende të forta edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi.

 

Editorial