Lajme nga vendi

Balluku: Nesër hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë

Balluku: Nesër hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë

Numri dy i qeverisë, njëherësh dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka bërë me dije se nga nesër do të hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë.

Nesër, në orën 11:00, do të jetë e aksesueshme për automjetet me të gjithë sinjalistikën.

Punimet në këtë aks kanë nisur që në vitin 2009 dhe pas një sërë peripecish dhe vështirësish ky aks do të jetë tashmë i qarkullueshëm.

Qukës-Qafë Plloçë do të shkurtojë distancën nga kryeqyteti, por edhe kohën pasi do të kemi një rrugë të re me një shpejtësi më të lartë që do të afrojë më shumë kryeqytetin me Juglindjen.

Në hapjen e këtij aksi të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, ministrja Belinda Balluku, drejtuesi i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi, kreu i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, kreu i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe zyrtarë të tjerë.

Por sërish duket të jetë një rrugë e ndërtuar me problematika në dy lotet e saj të para pasi është e ngushtë, me kthesa dhe mund të krijojë trafik.

Duhet përmendur se për shkak të lartësisë që përshkon rruga duhet të jetë në parametrat e duhur sidomos gjatë periudhës së dimrit ku mund të ketë reshje bore dhe ngrica në këtë aks.

CNA

Editorial