Lajme nga vendi

Bllokimi i domateve në Kroaci falimenton fermerët e Beratit

Bllokimi i domateve në Kroaci falimenton fermerët e Beratit

Fermerët e fshatit Samaticë në bashkinë e Dimalit po përballen me një situatë kritike për shkak të mungesës së tregut për shitjen e produkteve bujqësore. Tonelata me domate, kastravecë dhe perime të tjera mbeten të palëvizshme në pikat e grumbullimit, ndërsa prodhimet po kalben.

Shkak i kësaj krize është bllokimi i 8 tonëve domate me origjinë nga Shqipëria në Kroaci, i cili ka ndërprerë pothuajse të gjitha porositë për eksport. Fermerët thonë se investimet e bëra po shkojnë dëm dhe mallrat po shkatërrohen.

“Kemi investuar shumë, nuk po e shesim dot mallin as me çmim minimal. Prodhimet po kalben dhe po i hedhim në kanal,” tha një fermer. Një tjetër thekson se disa fermerë kanë përdorur pesticide të ndaluara ose në mbidozë, duke dëmtuar imazhin e produkteve shqiptare.

Fermeri Marjo Bregu pranon se abuzimet me pesticidet kanë ndikuar në bllokimin e produkteve, por thekson se përgjegjësia nuk duhet të rëndojë mbi të gjithë. “Për faj të tyre nuk na e blejnë mallin,” tha ai për News24

 

Editorial