
Wizz Air shpall zgjerimin më të madh në Shqipëri në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës! Kompania do të bazojë avionin e saj të 14-të, Airbus A321neo në Tiranë, duke hapur 4 destinacione të reja: Stokholm Arlanda, Këln, Billund dhe Tenerife, si dhe duke rritur frekuencat e linjave ekzistuese drejt Milano, Bruksel, Torino dhe Berlin.
Ky zhvillim sjell mbi 500,000 sedilje shtesë çdo vit, krijon më shumë se 35 vende pune direkte në Wizz Air dhe mbështet mbi 350 vende pune të tjera në industrit e fushës. Me një total prej 57 destinacionesh drejt 17 shteteve, ky zgjerim forcon lidhjet e Shqipërisë me Europën dhe konfirmon rolin e TIA si një qendër kryesore në rajon.
Wizz Air do të nis fluturimet e reja nga Tirana drejt Stockholm Arlanda (Suedi) me katër fluturime në javë (të hënave, të mërkurave, të premteve dhe të dielave), drejt Këlnit (Gjermani) me tre fluturime në javë (të martave, të enjteve dhe të shtunave), drejt Billund-it (Danimarkë) me dy fluturime në javë (të martave dhe të shtunave), si dhe drejt Tenerife-s (Spanjë) me dy fluturime në javë (të enjteve dhe të dielave).
Biletat janë tashmë në shitje në Wizzair.com dhe aplikacionin zyrtar WIZZ, duke filluar nga vetëm 2490 LEK. Avioni shtesë do të mbështesë rritjen e frekuencës në katër linja ekzistuese:
Tiranë – Milano Malpensa: nga 16 në 21 në javë.
Tiranë – Bruksel: nga 11 në 14 në javë.
Tiranë – Torino: nga 9 në 11 në javë.
Tiranë – Berlin: nga 7 në 9 në javë.

Piervittorio Farabbi, CEO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, tha: “Mbërritja e avionit të 14-të në TIA përbën një hap të rëndësishëm për zgjerimin e kapaciteteve tona, duke na mundësuar të përgjigjemi me sukses ndaj rritjes së vazhdueshme të kërkesës në tregun lokal dhe rajonal. Së bashku me Wizz Air po forcojmë tregje të rëndësishme si Gjermania dhe Spanja, ndërsa ofrojmë destinacione të reja për pasagjerët. Ky zhvillim konfirmon rolin e TIA si një partner i besueshëm, i cili vazhdon të investojë në infrastrukturë, dixhitalizim dhe në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve.”
Piotr Traëka, Commercial Officer për Evropën Perëndimore dhe Jugore u shpreh: “Ky është një tjetër moment emocionues në rrugëtimin e ëizz Air në Shqipëri. Shtimi i avionit tonë të 14-të në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe nisja e katër destinacioneve të reja nënvizojnë angazhimin tonë të fortë për t’u ofruar pasagjerëve shqiptarë më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme dhe destinacione emocionuese. Me rrjetin më të madh ndonjëherë në Shqipëri, jemi krenarë që forcojmë partneritetin tonë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe kontribuojmë në rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë si një qendër udhëtimi në rajon.”
Që prej fillimit të operacioneve në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 19 milion pasagjerë drejt dhe nga Shqipëria. Me nisjen e linjave të reja dhe investimet e vazhdueshme në tregun shqiptar, Wizz Air dhe TIA përforcojnë angazhimin e tyre për ta bërë udhëtimin ajror më të arritshëm dhe të këndshëm për të gjithë.