Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) prej dy ditësh nuk ofron asnjë shërbim.
Shkak për këtë është bërë rënia e sistemit online të ofruar nga ky institucion.
Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të internetit, qkb.gov.al vihet re se kjo faqe aktivizohet vetëm në bazë të disa kategorive të shërbimeve, por realisht nuk ofron asnjë prej tyre.
Prej dy ditësh, bizneset nuk mund të aksesojnë asnjë të dhënë që u nevojitet për shkak të këtij problemi me sistemin.
Kjo nuk është hera e parë që bizneset përballen me këtë problem, pasi edhe në muajin korrik u evidentua rënie e sistemit online të QKB-së.
Pak javë më parë u përfol për një projektligj të ri për QKB-në që synonte transforimin digjital të shërbimeve online, që këto dy ditët e fundit janë totalisht të paaksesueshme.