Kompania çeke e shitjes online të makinave të përdorura njoftoi hyrjen në tregun shqiptar përmes degës së saj kosovare. Carvago njoftoi se do të lançojë së shpejti platformën e saj në Shqipëri.
Sipas deklaratës të lëshuar të hënën, Carvago tha se do t'u ofrojë konsumatorëve shqiptarë makina të prodhuara në Europë dhe Korenë e Jugut për blerje online, se bashku me një garanci për gjendjen teknike të automjeteve.
Dega kosovare e shitësit çek të automjeteve online zotërohet në ortakëri me Gjirafën nga 50 për qind secila. E qujtur Carvago by Gjirafa, kompania u lançua në shkurt të vitit të kaluar në Kosovë duke njoftuar plane për zgjerim të mëtejshëm në Shqipëri, Mqedoninë e Veriut dhe Sebit.
E themeluar në Pragë në vitin 2018, Carvago ka operacione në Gjermani, Poloni, Austri, Sllovaki, Itali dhe Rumani, sipas faqes së saj të internetit.