Lajme nga vendi

Bordi ul çmimin e naftës me 10 lekë për litër

Bordi ul çmimin e naftës me 10 lekë për litër

Bordi i Transparencës uli me 10 lekë çmimin e naftës. Sipas vendimit të fundit, prej orës 12:00 të ditës së sotme, nafta do të tregohet me 196 lekë për litër, 10 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.

Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 180 lekë/litër, 4 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i potë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora  12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Editorial