Lajme nga vendi

'Diçka jo e mirë mund të ketë ndodhur..' Çfarë deklaroi bashkëshortja e Daniel Shimës në komisiariat! Policia konfirmon zhdukjen

'Diçka jo e mirë mund të ketë ndodhur..'

Policia e Tiranës përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë me whatsapp sot në orën 19:40 zbulon se denoncimi i bashkëshortes së Daniel Shimës, ish zv/drejtori i AKSHI-t për zhdukjen e tij është bërë rreth orës 17:00.

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij' thuhet në njoftimin e shpërndarë për gazetarët

Çfarë dimë deri tani?

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informoi se denoncimi për zhdukjen e Daniel Shimës, ish zv. drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është bërë nga bashkëshortja e tij në komisaraiatin nr 1.

Ajo ka kërkuar ndihmën urgjente pasi ka pasur dyshim se diçka jo e mirë mund të ketë ndodhur, informon gazetari Gjinaj.

Syri TV mëson se Daniel Shima është marrë në pyetje nga SPAK si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit në lidhje me disa tendera të AKSHI-t.

“Burime të sigurta bëjnë me dije se Shima për dy procedimet e tyre nuk ka qenë objekt hetimi por ka qenë i thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat. 

Syri.net

Editorial