Lajme nga vendi

Kreu i BCCA-së, Allajbeu në "The Independent": Bursat dhe punësimi mund të frenojnë emigracionin e të rinjve

Kreu i BCCA-së, Allajbeu në "The Independent": Bursat dhe

“Çështja nuk është thjesht si të ndalohet gomonia e radhës, por si të bëhet më pak e nevojshme hipja në të.”

Me këtë frazë, Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri, Klodian Allajbeu, ka ndërhyrë drejtpërdrejt në një prej debateve më të nxehta politike në Britaninë e Madhe, përmes një opinioni të botuar në rubrikën "Voices" të gazetës prestigjoze britanike The Independent.

Kreu i BCCA-së, Allajbeu në "The Independent": Bursat dhe

Në shkrimin e tij, Allajbeu mbështet qëndrimin e kryeministrit britanik, Andy Burnham, duke argumentuar se ndonëse Brexit e përkeqësoi krizën e menaxhimit të kufijve, zgjidhja afatgjatë nuk gjendet te dëbimet apo telat me gjemba, por te investimi te njerëzit.

Sipas tij, lufta ndaj trafikantëve dhe kontrollet policore janë të dështuara nëse nuk shoqërohen me një "armë" shumë më të fuqishme: arsimin dhe vendet e punës në vendet e origjinës.

Dilema e një të riu në Veri: Universiteti apo Kanali Anglez?
Për të ilustruar këtë realitet, Allajbeu sjell në vëmendje një histori njerëzore nga Shkodra. Në vitin 2024, një i ri me dëshirë për të studiuar u përball me një udhëkryq klasik: familja e tij nuk e përballonte dot financiarisht jetesën dhe tarifat e universitetit në Tiranë.

Me një vëlla të larguar tashmë në emigrim dhe me premtime për punë në të zezë nga të afërmit në Angli, opsioni i vetëm i mbetur dukej pagimi i një trafikanti për të kaluar Kanalin Anglez me gomone.

Ajo që bëri ndryshimin në jetën e tij ishte një bursë studimi. Sot, ai i ri vazhdon universitetin dhe po ndërton të ardhmen në atdhe. Ky rast, sipas Allajbeut, vërteton se kur qëndrimi në vend kthehet në një zgjedhje të realizueshme ekonomikisht, joshja e gomoneve zbehet.

Shifrat e gomoneve: Rrëzimi drastik i trendit
Artikulli citon të dhëna zyrtare mbi dinamikën e kalimeve të shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe, duke treguar një rënie drastike:

Kreu i BCCA-së, Allajbeu në "The Independent": Bursat dhe

Kjo rënie e fortë i atribuohet forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare, marrëveshjes së kthimit të vitit 2022 dhe goditjes së rrjeteve kriminale.

Megjithatë, Allajbeu thekson se zbatimi i ligjit është vetëm gjysma e ekuacionit; gjysma tjetër është parandalimi social-ekonomik.

Formula private: Bursat "Western Balkans" dhe Dhoma Britanike
Në vend të retorikës, Allajbeu liston nismat konkrete që po aplikohen në terren në zonat më të prekura nga emigrimi, siç është veriu i Shqipërisë:

• Bursat Universitare: Përmes Western Balkans University (institucion i themeluar prej tij), ofrohen bursa që synojnë që talenti i të rinjve të mos kushtëzohet nga varfëria apo vendbanimi.

• Financimi i Përbashkët: Dhoma Britanike e Tregtisë – e lançuar në vitin 2023 me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe e vizituar nga ish-Sekretari i Jashtëm James Cleverly – financon mbi 150 bursa në vit (përfshirë 50 në ëBU).

• Programi Chevening: Dhoma mbështet gjithashtu çdo vit 4-5 studentë për të kryer studime akademike të nivelit të lartë në Britani, me kushtin që pas diplomimit të kthehen për të investuar dijen e tyre në Shqipëri.

Allajbeu pranon se asnjë program bursash nuk mund të zëvendësojë plotësisht kontrollet kufitare dhe se nuk ka asnjë garanci që çdo student do të qëndrojë përgjithmonë në Shqipëri.

Por mesazhi që ai i dërgon politikës britanike është i qartë: një vend pune apo një bursë studimi e siguruar në vendlindje ka një ndikim psikologjik dhe ekonomik shumë më të madh te vendimi i një të riu, sesa çdo masë shtrënguese në kufi.

Editorial