Lajme nga vendi

Çmimet largojnë italianët nga bregdeti shqiptar, polakët nuk lëvizin

Çmimet largojnë italianët nga bregdeti shqiptar, polakët

Turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje të përgjithshme gjatë muajit korrik 2025, por të dhënat e INSTAT tregojnë një tjetër realitet për vizitorët nga Italia.

Ndryshe nga dy vitet e fundit, kur italianët përbënin një nga grupet më në rritje të turistëve në vend, këtë sezon prania e tyre ka rënë ndjeshëm.

Sipas statistikave zyrtare, Italia zë vetëm 10% të vizitorëve jo-rezidentë që u akomoduan në struktura turistike, pas Kosovës (21%) dhe Polonisë (11%).

Në të njëjtën kohë, Gjermania dhe Franca kanë shënuar një prirje rritëse, duke tejkaluar nivelin e vizitorëve italianë.

Çmimet largojnë italianët nga bregdeti shqiptar, polakët

 

Operatorët turistikë dhe ekspertët e sektorit theksojnë se rënia e italianëve lidhet me çmimet e larta të këtij sezoni, si dhe me infrastrukturën ende të dobët, që nuk arrin të përballojë fluksin e rritur të pushuesve. Kjo situatë duket të ketë zbehur interesin e një prej tregjeve më të rëndësishme për turizmin shqiptar.

Megjithatë, në total, Shqipëria regjistroi një rritje prej 34,6% të vizitorëve dhe 33,5% të net-qëndrimeve në korrik 2025 krahasuar me një vit më parë. Përfituesi kryesor i kësaj rritjeje mbeten zonat bregdetare, ku vizitorët e huaj u rritën me mbi 50%.

Çmimet largojnë italianët nga bregdeti shqiptar, polakët

 

Rënia e italianëve shihet si një sinjal alarmi për sektorin, duke treguar se rritja e përgjithshme e turizmit mund të fshihet pas problemeve strukturore që ndikojnë në besueshmërinë e tregjeve tradicionale për Shqipërinë. 

Skyweb

Editorial