Lajme nga vendi

Tatimet u vihen pas 100 qiradhënësve më të mëdhenj në Booking

Tatimet u vihen pas 100 qiradhënësve më të mëdhenj

Administrata Tatimore njofton se ka nisur kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com.

Tatimet thonë se janë përzgjedhur 100 individë dhe subjekte, të ardhurat e të cilëve do të analizohen nëse janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore.

Në njoftim theksohet se këta 100 tatimpagues për periudhën tetor 2022-dhjetor 2025 kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes Booking.

Dhënia e apartamenteve me qira përmes platformave online, është rritur shpejt në vitet e fundit, duke bërë që me mijëra qytetar të japin me qira banesat apo dhomat e tyre sidomos në sezon veror.

Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që realizojnë të ardhura përmes platformave online të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale.

Editorial