Biznes

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale

Menaxho shërbimet e internetit dhe celularit me kontroll të plotë, thjesht dhe duke kursyer

Shërbimet e telekomunikacionit janë thelbësore për funksionimin dhe zhvillimin e çdo biznesi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë për lidhje të qëndrueshme interneti, komunikim efikas dhe teknologji të reja që mbështesin operacionet e përditshme. Kësisoj, ato kërkojnë zgjidhje të besueshme, fleksible dhe të përshtatura me ritmin e tyre.

Për t’u ardhur në ndihmë pikërisht këtyre bizneseve, One Albania prezanton platformën më të re digjitale One Business Select, një mënyrë e lehtë, e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë për të zgjedhur dhe kombinuar vetë shërbimet e komunikimit.

Me vetëm disa klikime, nga zyra apo çdo vendndodhje tjetër, bizneset mund të krijojnë brenda pak minutash paketën e tyre të personalizuar: nga Interneti ne Fiber, planet Mobile dhe telefonia Fikse, deri te sistemi Could PBX dhe pajisjet shtesë si Wi-Fi extender.

Çfarë ofron One Business Select?

Drejtimi i një biznesi vjen me sfida të përditshme. Menaxhimi i shërbimeve të komunikimit nuk duhet të jetë një prej tyre. Me përdorimin e One Business Select, ndërmarrjet përfitojnë:

  • Zgjedhje të personalizuara të paketave të komunikimit, sipas nevojave konkrete të biznesit.

 

  • Proces të shpejtë dhe të thjeshtë, i realizueshëm plotësisht online, pa nevojë për ndërmjetës, telefonata apo vizita në dyqan.

 

  • Transparencë të plotë, me çmime dhe zbritje të pasqyruara në kohë reale, që i japin biznesit kontroll të plotë mbi kostot.

 

  • Kursim të ndjeshëm, pasi kombinimi i shërbimeve sjell tarifa më të ulëta se blerja veç e veç e tyre.

 

  • Menaxhim të përqendruar, me një faturë unike dhe asistencë të dedikuar për të gjitha shërbimet.

 

“Ne e projektuam One Business Select për të thjeshtuar dhe bërë më praktike zgjedhjen e shërbimeve për pronarët e bizneseve,” tha Linda Lekdushi, Drejtoreshë e Departamentit të Produkteve dhe Propozimeve për Biznesin në One Albania. “Qëllimi ynë është të rrisim performancën e biznesit me shërbimet dhe zgjidhjet që kompania One ofron. Njëkohësisht të thjeshtojmë komunikimin duke i dhënë mundësinë bizneseve të kursejnë nëpërmjet kombinimit të këtyre sherbimeve”.

Pavarësisht nëse jeni abonent ekzistues i One Albania apo klient i ri, platforma One Business Select  ka medoemos një zgjidhje të përshtatur për ju. One Business Select nuk është thjesht një platformë digjitale, është një partner i besueshëm për çdo biznes që synon efikasitet, kursim kohe dhe kontroll të plotë mbi shërbimet e tij të komunikimit.

Editorial