Lajme nga vendi

Balkan Energy publikon kontratën/ Shërbimet e lobimit lidhen me aktivitetin energjetik të kompanisë në Libi

Balkan Energy publikon kontratën/ Shërbimet e lobimit lidhen me

Kompania Balkan Energy publikoi kontratën e saj të lobimit në SHBA duke mohuar kategorikisht që ajo të ketë lidhje me qeverinë shqiptare. Dokumenti i publikuar nga kompania përcakton se  kompania lobuese amerikane “Ballard Partners” angazhohet të ofrojë “mbështetje strategjike dhe shërbime këshillimore” për Balkan Energy në lidhje me aktivitetin e saj në Libi.

Balkan Energy publikon kontratën/ Shërbimet e lobimit lidhen me

Kompania amerikane merr përsipër të këshillojë klientin për çështje që lidhen me interesat dhe operacionet e tij në këtë vend.

Po ashtu thuhet se Balkan Energy është e përfshirë në projekte energjetike në Libi, Siri dhe Kurdistan, ku bashkëpunon edhe me HKN Energy, kompani amerikane në pronësi të Ross Perot Jr.

Pra, angazhimi i Ballard Partners synon të ndihmojë në krijimin e kontakteve dhe në mbështetjen e interesave të biznesit të Balkan Energy në tregjet e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, edhe regjistrimet zyrtare të lobimit në Shtetet e Bashkuara e klasifikojnë Balkan Energy si një kompani që operon në sektorin energjetik.

Në kontratën e bërë publike nuk ka asnjë referencë ndaj Shqipërisë apo qeverisë shqiptare si objekt i shërbimeve të Ballard Partners. Sipas dokumentit, shërbimet lidhen me mbështetjen e aktivitetit të Balkan Energy në Libi. 

Editorial