Ministria e Bujqësisë ka njoftuar sot se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, qytetarët e interesuar përfitojnë mbështetje deri në 50% grant për investime në agroturizëm, deri në 15 milionë lekë për subjekt, duke përfshirë edhe instalimin e paneleve fotovoltaike.
Granti shërben për investim në energji të rinovueshme dhe rrit vlerën e objektit agroturistik.
Këto investime tashmë janë shtrirë edhe në sektorin bujqësor, duke shtuar kapacitetet e prodhimit të energjisë për konsum të brendshëm dhe duke ulur ndjeshëm kostot e aktivitetit. Panelet mbulojnë deri në 110% të nevojave energjetike të objektit, duke ulur kostot dhe siguruar energji të qëndrueshme në zonat rurale.
Me kombinimin e 50% grant nga skema, Kredi e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, sigurohet financim i plotë për të gjithë investimin.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 kryhen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse.
CNA