
Ambasada Britanike në Tiranë nënshkroi rinovimin edhe me tre vjet të marrëveshjes me Spitalin Amerikan për shkollimin e studentëve shqiptarë në Britani. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe CEO i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.
"Jemi të lumtur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Spitalin Amerikan, duke mbështetur Bursën Chevening për 3 vitet e ardhshme. Gjatë tre viteve të fundit, ky bashkëpunim ka ndihmuar në shkollimin e studentëve të talentuar në Mbretërinë e Bashkuar, studentë të cilët janë rritur profesionalisht dhe tashmë po investojnë në vendin e tyre. Faleminderit Spitalit Amerikan për besimin e vazhdueshëm në fuqinë e edukimit. Presim me padurim kapitullin tjetër të këtij bashkëpunimi," njoftoi përmes një postimi në faqen zyrtare Ambasada Britanike në Tiranë.
