Lajme nga vendi

KESH fal energji, shet 11 mijë mega me çmim 16 euro

KESH fal energji, shet 11 mijë mega me çmim 16 euro

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se arriti të shesë 10 mijë e 800 megavat energji këtë të martë me çmimin e falur prej 16.57 euro për mega. Në ankandin e shpallur një ditë më parë, KESH kishte nxjerrë për shitje rreth 57 mijë mega vat energji, e cila prodhohet nga hidrocentralet e tejmbushur të Kaskadës së Drinit.

Por kërkesa e blerësve ka qenë minimale duke e detyruar KESH të shesë vetëm 20 për qind të sasisë së planifikuar me çmimin thuajse falas prej 16.57 euro për mega. Energjia do të dorëzohet në datat 18-22 shkurt. 

KESH fal energji, shet 11 mijë mega me çmim 16 euro

Rezultatet e ankandit per shitjen e energjise

Të dhënat zyrtare tregojnë se KESH po përballet me një situatë gati emergjence në Kaskadën e Drinit për shkak të prurjeve të larta dhe tejmbushjes së baseneve të hidrocentraleve. Një ditë më parë Kaskada nisi shkarkimet e detyruara të ujit, të cilat kanë vazhduar edhe këtë të martë në nivele të larta duke shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës sipas Prefekturës së Qarkut.

"Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se pas monitorimit të afërt dhe vlerësimit pêr administrimin e prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës. Që prej orëve të pasdites se djeshme është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës," njoftoi Prefektura e Shkodrës përmes një komunikate zyrtare.

Sipas saj, si rezultat i shkarkimeve masive nga KESH, në zonën e Obotit është evidentuar prezencë uji kryesisht në tokat bujqësore, duke zgjeruar sipërfaqen e përmbytur, pa rrezik për banesat deri në këto momente, ndërkohë që aksi rrugor lidhës i fshatit me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 40–50 cm, duke vështirësuar kalimin për mjetet e vogla.

Editorial