Lajme nga vendi

Tafa e nis me këmbë të mbarë tek AKSHI, bien të gjitha faqet e shtetit

Tafa e nis me këmbë të mbarë tek AKSHI, bien të gjitha

Shqipëria dixhitale hyri sërish në kolaps këtë të premte teksa pjesa dërrmuese e websiteve më të rëndësishme publike kanë rënë në seri njëra pas tjetrës. Faqja e Agjencisë së Prokurimeve Publike, INSTAT, Qendra Kombëtare e Biznesit, Komisioni i Prokurimeve, Autoriteti i Konkurrencës dhe shumë të tjera janë aktualisht të paaksesueshme, ndonëse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për zgërlaqjen e radhës të shtetit dixhital, nëse kemi të bëjmë me një defekt të përkohëshëm apo është një problem më i rëndë.

Tafa e nis me këmbë të mbarë tek AKSHI, bien të gjitha

Rënia e websiteve më të mëdha publike vjen vetëm pak orë pas emërimit të Igli Tafajt në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pasi kryeministri vendosi të shkarkojë ish drejtorëshen e arrestuar Mirlinda Karçanaj.

Shqipëria dixhitale është shndërruar në një makth për bizneset dhe ekonominë kombëtare, pas aksionit të SPAK në AKSHI. Shumë nga faqet kryesore nuk punojnë duke e bërë të pamundur për bizneset dhe qytetarët që të plotësojnë detyrimet e tyre ligjore, veçanërisht ato në fushën e tatim-taksave. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha edhe mbi sigurinë kombëtare.

Pak ditë më parë, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se kolapsi i sistemeve dixhitale po cënon sigurinë kombëtare.

Editorial