Lajme nga vendi

ARRSH: Nesër rifillon lëvizja në segmentin Librazhd-Përrenjas, hapet rrugë alternative

ARRSH: Nesër rifillon lëvizja në segmentin


Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se rruga e Librazhdit do të hapet duke filluar nga nesër, e martë datë 3 mars.

Pas shembjes së urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurres”, ky aks ka qenë i bllokuar për më shumë se 2 javë duke izoluar praktikisht të gjithë Juglindjen e vendit. ARRSH tha sot se lëvizja do të rifillojë përmes një rrugë të re alternative.

“Pas ndërhyrjes intensive nga ekipet në terren dhe punës së pandërprerë me mjete dhe punëtorë të shtuar, nesër në orën 12:00 do të jetë e mundur hapja për qarkullim e segmentit rrugor në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës””, deklaroi drejtori i ARSH, Ami Kozeli.

Segmenti i ri, me gjatësi rreth 1.3 kilometra, po ndërtohet pranë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin dhe do të jetë i aksesueshëm për të gjitha mjetet, nga makinat e vogla deri te kamionët.

Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë përkohësisht qarkullimin në këtë segment deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Editorial