Lajme nga vendi

Dalin mesazhet nga grupi parlamentar/ Socialistët mobilizohen për antimitingun në Vlorë, Gonxhja "i shqetësuar" nga protesta

Dalin mesazhet nga grupi parlamentar/ Socialistët mobilizohen për

Socialistët janë duke u mobilizuar fuqimisht për antimitingun e tyre në qytetin e Vlorës. Kapitali publikon mesazhet në whatsapp-in e grupit Parlamentar të Socialistëve ku Taulant Balla i bën thirrje deputetëve që të mobilozojnë shokë dhe shoqe për takimin e Vlorës.

"Sot 35 vjetori i PS Vlorë, ora 19-21, sheshi i Flamurit. Kush mundet, bashkë me shoqe dhe shokë të tjerë partie," shkruan Balla.

Dalin mesazhet nga grupi parlamentar/ Socialistët mobilizohen për

Por mes socialistëve ka dhe të habitur nga protesta. Blendi Gonxhja është njëri prej tyre, i cili vëren se në koncertin e dj-it më famë botërore, Black Coffe, në Liqenin Artificiale, shumica janë të huaj se shqiptarët janë në protestë.

"Surreale komplet. Protestë pastaj party. Gati 20 mijë vetë tek Black Coffe tani, por shumë turistë, shqipot i kemi në damar revolte," shkruan Gonxhja pas mesnatës së djeshme.

Dalin mesazhet nga grupi parlamentar/ Socialistët mobilizohen për

Detyrimi i Partisë Socialiste për të mobilizuar antimiting në Vlorë, përballë revoltës popullore që ka shpërthyer poshtë dritares së Edi Ramës, tregon se qeveria ka filluar tashmë të ndjejë realisht frikë dhe po rend pas metodave të Vuçiçit duke organizuar antimitingje në Shqipëri me mbështetës mobilë.

 

Editorial