Enti Rregullator Energjisë njoftoi se ka filluar procedurat e licencimit për prodhimin e energjisë elektrike të centralit fotovoltaik diellor prej 100 MWqë kompania franceze e energjisë së rinovueshme Voltalia po zhvillon në Spitallë të Durrësi. ky është projekti i dytë diellor i Voltalias në vend, pas parkut të ndërtuar tashmë të Karavastasë.
Palët e interesuara mund të paraqesin komentet e tyre brenda 30 ditëve nga njoftimi, tha ERE në një njoftim për shtyp të enjten.
Në dhjetor, Voltalia tha se kishte nisur punimet e ndërtimit për projektin e Spitallës. Vënia në punë e parkut fotovoltaik është planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2027.
Në vitin 2021, Voltalia fitoi një tender për ndërtimin dhe funksionimin e parkut diellor të planifikuar në Spitallë, të mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në garën e zhvilluar në atë kohë, Vlotalia ofroi që gjysmën e energjisë së prodhurar nga centrali diellor i Spitallës t'ia shiste shtetit për çmimin 29.89 euro për megavat, çka së bashku me atë të Karavastasë e bën këtë një nga procedurat më të leverdishme të prokurimit të zhvilluara nga shteti shqiptar.