Lajme nga vendi

OTP kërkon të blejë banka të reja

OTP kërkon të blejë banka të reja

OTP Bank është në kërkim të blerjeve. Gjatë Konferencës Telefonike për Rezultatet e Vitit të Plotë 2025 të Bankës OTP, Peter Csanyi, Drejtor Ekzekutiv, tha se zgjerimi përmes blerjeve të reja mbetet prioriteti kryesor i OTP-së.

"Rritja jonë organike është padyshim përparësia jonë strategjike, por ne do ta bëjmë këtë - dhe po vazhdojmë të kërkojmë blerje që gjenerojnë vlerë. Do të ishim të lumtur të blinim banka në pothuajse çdo vend ku jemi prezent, përveçse në Rusi. Por mund të zgjerohemi edhe jashtë vendeve ku jemi aktualisht," tha Csanyi.

Shefi ekzekutiv i bankës me qendër në Hungari u tregua i kujdesshëm të mos përmend vende konkrete. Por zbuloi se ku ishte fokusi i zgjerimit. "Padyshim, fokusi ynë gjeografik, ndoshta jo çuditërisht, është ende kryesisht Europa Qendrore dhe Lindore. Dhe gjithashtu, po eksplorojmë mundësitë në Azinë Qendrore," shtoi ai.

Sipas tij, OTP ka programuar rreth 750 milionë euro për këtë vit që do të shërbejnë për çdo rritje organike më të lartë se sa pritej ose për çdo blerje të mundshme.

Editorial