Lajme nga vendi

Pacolli reagon pas vendimit të gjykatës: Aeroporti i Vlorës po vjen falë vizionit estetik të Edi Ramës

Pacolli reagon pas vendimit të gjykatës: Aeroporti i Vlorës po

Vetëm pak minuta pas vendimit të gjykatës që bllokoi çdo veprim të shoqërisë Mabco në aeroportin e Vlorës ka reaguar Behgjet Pacolli. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se aeroporti po përfundon brenda afateve kontraktuale duke u kujdesur të lavdërojë vizionin estetik të kryeministrit Edi Rama.

“AEROPORTI I VLORES PO VJEN! Aeroporti i Vlorës ( investimi me i madh privat ne infrastrukture publike ) po përfundon brenda afatit kontraktual dhe po merr formën e një prej aeroporteve më modernë, më funksionalë dhe më të bukur në gjithë rajonin. Falë edhe vizionit dhe kontributit personal të Kryeministrit Rama, veçanërisht në drejtim të zgjidhjeve estetike dhe dizajnit të brendshëm, kjo vepër po shndërrohet në një “boutique aeroport” – unik në llojin e vet dhe krenari kombëtare.” – shkruan Pacolli.

Në një koment poshtë statusit të tij, Pacolli, thekson se ditët e fundit në media po qarkullojnë shkrime të sponsorizuara, thashetheme e teori konspirative nga persona që baca Behgjet thotë se u ka ndërprerë “tagjinë” për shkak të abuzimeve.

“Ditët e fundit po qarkullojnë artikuj të sponsorizuar, thashetheme e teori konspirative nga individë të cilëve u kam ndërprerë “taxhine” për shkak të abuzimeve evidente që kanë kryer. Besoj fort se drejtësia do të veprojë në mënyrë të paanshme dhe ligjore, duke bërë detyrën e saj ashtu siç duhet.”- shton Pacolli.

Pacolli reagon pas vendimit të gjykatës: Aeroporti i Vlorës po

Reagimi i Pacollit vjen pasi një vendimi të Gjykatës së Tiranës sot, që vendosi të bllokojë çdo veprim të mundshëm të tij ndaj koncensionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Sipas vendimit, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu në bazë të vendimit pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Më herët një shkrim i publikuar nga Hashtag.al, ngrinte pikëpyetje dhe hodhi dritë mbi mënyrën si ka vepruar Pacolli me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke ngritur shqetësime se mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.

Hashtag.al

Editorial