Lajme nga vendi

Qeverisë i bie dhe turizmi/ Vizitorët e huaj u rritën me më pak se 5 për qind në gjysmën e parë të vitit

Qeverisë i bie dhe turizmi/ Vizitorët e huaj u rritën me më

Shpresat për një rritje të ndjeshme të turizmit kanë marrë një goditje të fortë këtë vit, teksa të dhënat zyrtare të vetë qeverisë flasin për ritme zhgënjeyse edhe në kulmin e sezonit. Instituti i Statistikave raporti se në muajin qershor numri i të huajve që vizituan Shqipërinë u rrit me 7.6 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, shumë larg ritmeve dyshifrore të shënuara në dy vitet e mëparshme.

Por në nivel gjashtëmujori, rritja është akoma edhe më zhgënjyese. Sipas Instat në gjysmën e parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 4.76 milionë turistë të huaj, nga 4.54 milionë që ishte shifra në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke u rritur me vetëm 4.8 për qind.

Qeverisë i bie dhe turizmi/ Vizitorët e huaj u rritën me më

Ritmet zhgënjyese të rritjes së turizmit këtë vit ishin sinjalizuar më parë nga vetë bizneset e turizmit, të cilat kanë treguar për më pak vizitorë këtë vit. Turizmi ka qenë motori kryesor i ekonomisë shqiptare gjatë tre viteve të fundit duke mbajtur peshën kryesore të rritjes ekonomike. Por këtë vit duket se edhe rritja ekonomike është më e ngadaltë, teksa kontributi i turizmit pritet të jetë më i ulët.


Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70 % të hyrjeve.

Editorial