Lajme nga vendi

Wizz Air do të trajnojë pilot shqiptarë në Rinas

Wizz Air do të trajnojë pilot shqiptarë në Rinas

Kompania hungareze me kosto të ulët "Wizz Air" po shqyrton mundësinë e shtimit të pesë deri në gjashtë avionëve të tjerë në flotën e saj të stacionuar në Tiranë gjatë katër viteve të ardhshme, pasi pret një rritje të përshpejtuar të numrit të pasagjerëve.

"Ne do të shqyrtonim mundësinë e sjelljes së pesë deri në gjashtë avionëve të tjerë, përveç 14-15 që kemi aktualisht. Kështu, ne mbetemi në një trajektore rritjeje sa i përket pranisë sonë në Shqipëri," deklaroi shefi ekzekutiv i "Wizz Air", Jozsef Varadi për "Business Mag"

Kompania po shqyrton gjithashtu mundësinë e krijimit të infrastrukturës së specializuar për të ofruar shërbime mirëmbajtjeje për një flotë më të madhe.

"Ne duam të kemi sa më shumë të jetë e mundur edhe pilotë vendas. Do të ishim shumë të interesuar që shqiptarët të përfshiheshin në këtë profesion dhe ne t’i trajnonim ata. Pra, trajnimi i pilotëve është një nga fushat ku do të vazhdojmë të investojmë," shtoi Varadi. 

"Wizz Air", e cila e nisi aktivitetin në aeroportin e Tiranës në vitin 2017, hapi bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në vitin 2020, me një flotë fillestare prej tre avionësh.

"Wizz Air" realizoi rreth 54% të trafikut total të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në vitin 2025 – trafik që arriti në 11,6 milionë pasagjerë – sipas të dhënave nga TIA.

Editorial