Biznes

Komisioni Evropian mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

Komisioni Evropian mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit

Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, mbajtur në Tiranë, Komisioni Evropian dhe Grupi 4iG nënshkruan deklaratën e përbashkët, përmes së cilën konfirmuan angazhimin e tyre për të avancuar infrastrukturën digjitale të sigurt dhe me kapacitet të lartë dhe për të forcuar lidhjen e vendeve të BE-së në  rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për investimin në kabllon e të dhënave nënujore  EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, së bashku me zhvillimin e rrjetit digjital tokësor rajonal të lidhur dhe të sapo prezantuar.

Së bashku, këto dy investime do të krijojnë një korridor të ri digjiital që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave të Evropës, duke siguruar lidhje të sigurt, me kapacitet të lartë dhe me vonesë të ulët.

“Tre vjet më parë, kur Grupi 4iG mbërriti në Shqipëri, motoja jonë, aktuale edhe sot ishte: po ndërtojmë ura.”– tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG.

“EAGLE është një nga iniciativat më të rëndësishme, që afron kapacitetin ndërkombëtar të të dhënave më pranë tregjeve lokale dhe lidh qendrat e të dhënave, shërbimet cloud dhe ekosistemet më të gjera digjitale në Afrikë, Lindjen e Mesme, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian dhe e GÉANT është një tregues i qartë se këto projekte përbëjnë investime strategjike për Bashkimin Evropian, duke fuqizuar gjithashtu rolin e Ballkanit Perëndimor në formësimin e të ardhmes digjitale të kontinentit.”

Komisioni Evropian mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit

Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjinë Lindore e Komisionit Evropian (DG ENEST) mirëpriti iniciativën ‘EAGLE’ si një projekt kryesor, i harmonizuar me objektivat e Dekadës Digjitale 2030 të BE-së, Strategjinë Global Gateway dhe Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor të BE-së.

Rrjeti tokësor i planifikuar do të përmirësojë cilësinë e lidhjes, do të ulë kostot, do të fuqizojë rrjetet e kërkimit dhe edukimit dhe do të sigurojë bazën për inovacionin, përdorimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e ekosistemit të start-up-eve në rajon. Zbatimi i projektit do të jetë plotësisht në përputhje me EU 5G Cybersecurity Toolbox, duke garantuar sigurinë dhe reziliencën e rrjeteve digjitale në Ballkanin Perëndimor.

‘EAGLE’ është një sistem pionier lidhjeje nënujore dhe tokësor që do të krijojë një portë digjitale të re, duke lidhur Europën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe kontinentin afrikan. Si një hap strategjik në integrimin digjital rajonal dhe ndërkontinental, projekti po zhvillohet në bashkëpunim nga Grupi 4iG dhe Telecom Egypt. Sistemi do të ofrojë një rrugë të dhënash me kapacitet të lartë dhe vonesë të ulët mbi Mesdhe, duke hyrë në Evropë përmes Shqipërisë dhe Italisë dhe duke vazhduar përmes një rrjeti të ri optik tokësor në Ballkanin Perëndimor për të arritur qendrat kryesore të të dhënave evropiane, duke përfshirë Sofjen, Vjenën dhe Frankfurtin.

Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më pak të lidhura në Evropë, me infrastrukturë të kufizuar ndërkufitare. Përmes projektit EAGLE, Grupi 4iG synon të hapë mundësi të reja për bizneset, akademinë dhe sektorin publik, duke mbështetur objektivat e BE-së për përfshirje digjitale dhe reziliencë ekonomike.

Sistemi nënujor, i gjatë 2,000 km, pritet të hyjë në funksion deri në vitin 2028, duke ofruar rrugë alternative dhe diversitet të rrjetit për të rritur reziliencën dhe për të fuqizuar sovranitetin digjital të Evropës.

Rreth projektit ‘EAGLE’         
Projekti EAGLE (Egypt–Albania Gateway Link to Europe) synon të krijojë një lidhje të re nën-detare ndërkontinentale midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke ofruar një korridor digjital me kapacitet të lartë që kanalizon trafikun e të dhënave nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Ballkani Perëndimor drejt qendrave kryesore evropiane, përfshirë Frankfurtin dhe Vjenën. Iniciativa përfaqëson një rrugë të re për infrastrukturën digjitale evropiane, duke reduktuar vonesën dhe diversifikuar rrugët ekzistuese të Mesdheut.

Në shkurt 2024, 4iG dhe Telecom Egypt nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Budapest për të vendosur kornizën komerciale dhe teknike të projektit. Gjithashtu në shkurt 2024, 4iG arriti një marrëveshje paraprake me qeverinë shqiptare në Tiranë, e cila konfirmoi mbështetjen e saj për zhvillimin. Projekti ndodhet aktualisht në fazën përgatitore, ku po zhvillohen studime të detajuara teknike, rregullatore dhe mjedisore.

Do të formohet një kompani e përbashkët projekti për të zbatuar dhe operuar sistemin në një model me qasje të hapur, duke garantuar akses të drejtë , pa dallime për të gjithë pjesëmarrësit e tregut. Kablli nëndetar i planifikuar do të lidhet kryesisht me Egjiptin, Shqipërinë dhe Italinë, me degë opsionale drejt Libisë dhe Greqisë, duke përmirësuar ndërkonektivitetin rajonal dhe diversitetin e rrugëve. Përmes ndalesës në Shqipëri, sistemi EAGLE do të ofrojë një rrugë më të shkurtër dhe më rezistente drejt qendrave kryesore të të dhënave evropiane në Frankfurt, Vjenë, Budapest dhe Sofje. Investime plotësuese, duke përfshirë qendra rajonale të të dhënave dhe rrjete tokësore fibrash optike, gjithashtu po konsiderohen për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e sistemit.

Artikull promocional

Editorial