Lajme nga vendi

Akuza bombë e Bardhit/ ”Bashkëshorti i Felajt ka marrë 1.5 mln euro rryshfet nga 4 biznesmenë”

Akuza bombë e Bardhit/ ”Bashkëshorti i Felajt ka marrë 1.5

Deputeti i partisë Demokratike gazmend Bardhi ka hedhur një akuzë bombë në Parlamentin e Shqipërisë. Duke debatuar, ashpër me deputeten socialiste Ermonela Felaj, Bardhi deklaroi se bashkëshorti i saj prokuror, ka marrë 1.5 milionë euro rryshfet.

““Palaço mua më ka thënë krye mafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës. Yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti. Je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes se inceneratoreve,” deklaroi Bardhi.  

Sipas tij, Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.

“Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej jush. Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!” deklaroi Bardhi,” përfundoi deputeti demokrat.

Editorial