Lajme nga vendi

Wizz Air shndërrohet në makth për pasagjerët/ Shtyrje fluturimesh dhe anullime, qytetarët ngelen rrugëve

Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajrore “Wizz Air” e cila është kthyer në makthin e qytetarëve.

Kjo kompani ka shtyrë me 13 orë fluturimin për në Milano, Malpensa.

Sipas denoncimit, udhëtarët do të niseshin mëngjesin e sotëm në orën 06:00 por janë njoftuar se fluturimi i tyre është shtyrë për në orën 19:00.

Skandali i Wizz Air/ Makth për qytetarët, shtyn me 13 orë

Pra, kjo kompani lë 13 orë në pritje udhëtarët të cilët duhet të shkojnë në Milano, Malpensa.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që kjo kompani përfshihet në skandale të tilla.

Me dhjetëra denoncime janë raportuar në CNA në lidhje me këtë kompani e cila thotë se është loë cost por në të vërtetë iu kushton shumë më shumë qytetarëve që duhet të presin më orë të tëra për të fluturuar ose përfundojnë gjetkë pa asnjë njoftim./ CNA

Editorial