Apeli i Posaçëm i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën detyrim paraqitje për biznesmenin Shkëlqim Fusha, nën akuzë tek dosja “Veliaj”.
Fusha ankimoi masën që është në fuqi prej më shumë se një viti, por ju rrëzua nga togat e zeza të shkallës së dytë të gjyqësorit.
Biznesmeni akuzohet për korrupsion aktiv lidhur me marrëdhëniet e paligjshme financiare me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kompanitë të bashkëshortes së tij.
MCN