Lajme nga vendi

“Mospërmbushje e detyrimeve dhe shkelje e afateve të kontratës”/ VIA sqaron se pse zgjidhi kontratën me Mabcon

“Mospërmbushje e detyrimeve dhe shkelje e afateve të

Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. sqaroi situatën e kirjuar sot në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A. dhe jo për një konflikt politik, mediatik apo për një “bllokim të aeroportit”, siç deklaroi se është tentuar të paraqitet publikisht.

Reagimi i VIA

Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. sqaron opinionin publik, institucionet dhe mediat lidhur me situatën e krijuar sot në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A. dhe jo për një konflikt politik, mediatik apo për një “bllokim të aeroportit”, siç është tentuar të paraqitet publikisht.

Problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara nga kontrata. Vetëm deri më 08.04.2026 janë evidentuar 429 ditë vonesë dhe dëmvonesa të përllogaritura në 4.290.000 euro, shumë e cila vijon të akumulohet deri në pranimin provizor të punimeve.

VIA sqaron se procedurat e hyrjes në kantier janë procedura standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim. Ato kanë për qëllim mbrojtjen e kantierit, sigurinë e personelit, kontrollin e hyrje-daljeve dhe parandalimin e hyrjes së personave të paautorizuar. Asnjë subjekt nuk mund të hyjë në kantier pa respektuar autorizimet dhe procedurat përkatëse.

Shoqëria koncesionare thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, presioni publik apo taktikat që zhvendosin debatin nga dokumentacioni kontraktual tek tensioni në hyrje të kantierit. VIA deklaron se mbetet plotësisht e angazhuar për vijimin e punimeve, mbrojtjen e interesit publik, respektimin e standardeve teknike dhe përfundimin e projektit sipas detyrimeve kontraktuale dhe institucionale.

Në fund, VIA i bën thirrje MABCO-s që çdo pretendim të trajtohet vetëm në rrugë ligjore dhe kontraktuale, duke shmangur çdo përpjekje për tensionim të situatës në hyrje të kantierit apo përdorim të punonjësve dhe nënkontraktorëve për presion publik.

Editorial