Lajme nga vendi

Parku 140 mijë metër i Xhafzotajt do të menaxhohet nga privati, KISH hap tenderin

Parku 140 mijë metër i Xhafzotajt do të menaxhohet nga privati,

Parku Teknologjik dhe Shkencor "Durana Tech Park" do të menaxhohet nga një kompani private, e cila do të zgjidhet përmes negocimit nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Korporata shpalli në Agjencinë e Prokurimit Publik thirrjen për përzgjedhjen e menaxhuesit/administruesit të “Durana Tech Park”, i cili do të shërbejë edhe si ndërmjetës në përzgjedhjen e përdoruesve, pra kompanive private, që do të kryejnë aktivitet ekonomik brenda parkut.

"Korporata për zhvillimin dhe menaxhimin e parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park” synon të përzgjedhë një menaxhues/administrues të parkut për të siguruar përmbushjen e kushteve të nevojshme për zhvillimin dhe menaxhimin me efektivitet të “Durana Tech Park”, përmes krijimit të një SPV (Subjekt për qëllime të Veçanta)," thuhet në thirrjen për shprehjen e interesit.

Parku Teknologjik

Durana Tech Park do të ndërtohet në Xhafzotaj të Durrësit. Qeveria shqiptare caktoi Korporatën e Investimeve si zhvillues të autorizuar të këtij parku duke i kaluar asaj në pronësi 140 mijë metra tokë shtetërore në këtë zonë.

Parku do të ketë për funksion kryerjen e sërë veprimtarish në fushën e programimit, të sistemeve të komunikimit dhe sigurisë, kërkimit të programeve inovative dhe veprimtari të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit. Konkretisht, në fushën e programimit është parashikuar të realizohet analiza e kërkesave të sistemeve softë are, projektimi i arkitekturës dhe dizenjimi i detajuar i tyre, zhvillimi, mirëmbajtja dhe testimi i sistemeve softë are.

Në fushën e komunikimit dhe sigurisë, do të kryhen analiza, projektimi, zbatimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të komunikimit të rrjetit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, projektimi dhe zhvillimi i sistemeve të sigurisë, transferimi i të dhënave dhe infrastrukturës përkatëse nga një teknologji e vjetër në një të re.

Kompanitë, të cilat do të zgjedhin të kryejnë aktivitet ekonomik brenda këtij parku do të kenë lehtësi taksash dhe privilegje administrative.

Editorial