Lajme nga vendi

Video skandal/ Rruspat në mes të Himarës, policia bën sehir

Video skandal/ Rruspat në mes të Himarës, policia bën sehir

Pronarët privatë të plazheve herë pas herë gjejnë kohë të fusin rruspat në bregun e detit, madje në mes të pushuesve.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/kapitali.al/wp-content/uploads/2024/07/3b279bbf-7cba-4101-80f9-a6c7a49fcbd6.mp4"][/video]

Këto pamje skandal, të cilat vijnë nga Potami i Himarës tregojnë se si eskavatorët futen mes për mes pushuesve në kulmin e fashave orare të plazhit dhe në pikun e sezonit turistik.

Bëhet fjalë për zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në të njëjtin plazh ku dy vjet më parë një punonjës policie vrau me skaf në breg të detit një vogëlushe që pushonte me familjen.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/kapitali.al/wp-content/uploads/2024/07/69ea208b-d7e2-4c0f-8d62-15706777026e.mp4"][/video]

Pamjet nuk kanë nevojë për koment, ashtu sic nuk ka nevojë për koment edhe qasja e policisë, e cila jo vetëm që nuk ndërhyn me grusht të hekurt ndaj kësaj çmendurie, por duket sikur i lutet eskavatorit që të largohet.

Këto janë problemet reale të cilat dëmtojnë rëndë turizmin shqiptar. Por qeveria preferon të mos i shohë ato, por të kërkojë grupe sabotatore dhe armiq të jashtëm duke treguar përralla me komplote botërore kundër sukseseve të Shqipërisë.

Editorial