
Qeveria ka miratuar vendimet e para në funksion të Paketës së Maleve. Disa fshatra në Belsh, Elbasan, Përmet dhe Skrapar janë shpallur me vendim qeverie Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore.

Sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, llojet e aktiviteve që do të lejohen në këto zona janë ato të zhvillimit ekonomik, atij industrial si dhe turizmit.
Qeveria ka lajmëruar se paketa e maleve parashikon dhënien e tokës me 1 euro për subjektet privatë që do të investojnë në këto zona si dhe paralelisht atyre u ofrohet përjashtimi nga taksat për katër vjet.