Lajme nga vendi

Prona apo centrale?/ Britanikët e Chayton Capital kërkojnë të investojnë në Shqipëri dhe Kosovë

Prona apo centrale?/ Britanikët e Chayton Capital kërkojnë

Firma britanike e investimeve Chayton Capital tha se ka punësuar një këshilltar për t'i ndihmuar të gjejnë mundësi biznesi në Shqipëri dhe Kosovë, si pjesë e planeve të saj për t'u zgjeruar në tregjet evropiane në zhvillim.

Chayton Capital ka angazhuar ekspertin e investimeve të lindur në Shqipëri, Dhurim Dejliu, me përvojë në kapitalin privat, asetet e paluajtshme dhe transaksionet ndërkufitare midis Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, për të zhvilluar dhe promovuar mundësitë e investimeve në biznes në Shqipëri dhe Kosovë, tha kompania në një postim në Linkedin javën e kaluar.

Chayton Capital, e themeluar në vitin 2006, është një firmë globale investimesh e fokusuar në investime alternative me kthim të lartë në Evropë dhe tregjet në zhvillim, sipas faqes së saj të internetit. Deri më sot, ajo ka menaxhuar mbi 1 miliard euro.

Chayton Capital fokusohet kryesisht tek investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, energjisë së rinovueshme dhe bujqësisë. Nuk dihet ende se cili është synimi i britanikëve në tregun shqiptar; a do të jenë të fokusuar tek blerja e pronave apo në ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

 

Editorial