Lajme nga vendi

Para të tjera nga Europa/ KE akordon 50 milionë euro për Shqipërinë në kuadrin e Planit të Rritjes

Para të tjera nga Europa/ KE akordon 50 milionë euro për

Komisioni Evropian ka vënë sot në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë, 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Programit për Reforma dhe Rritje, i njohur ndryshe si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo vjen pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të zbatuara në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe dixhitalizimit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi Komisioni.

Me publikimin e sotëm, shuma totale e lëshuar në kuadër të Programit sipas zarfeve përkatëse arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.

Në Shqipëri, reformat e vlerësuara nga Komisioni përfshijnë masa për të përmirësuar mjedisin e biznesit, për të lehtësuar investimet dhe inovacionin, si dhe për të zgjeruar aksesin në financa, duke përfshirë edhe për bizneset e reja dhe kompanitë aktive në sektorët e gjelbër dhe dixhital.

Nga 49 milionë eurot e disbursuara, 22.8 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), në varësi të procedurave përkatëse të miratimit.

Në Mal të Zi, Komisioni vlerësoi reformat në fushën e kërkimit dhe inovacionit, duke përfshirë mbështetjen për shkencëtarët, bizneset dhe institucionet kërkimore, si dhe forcimin e mëtejshëm të ekosistemit kombëtar të inovacionit.

Nga 44.2 milionë eurot e disbursuara, 20.6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes WBIF.

Në Maqedoninë e Veriut, reformat e vlerësuara përfshijnë masa për të përmirësuar financimin e arsimit fillor dhe të mesëm dhe masa me qëllim zgjerimin e aksesit në infrastrukturën dixhitale dhe pajisjet e IT-së në shkolla.

Nga 65.7 milionë eurot e disbursuara, 30.6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes WBIF.

Fondet e caktuara për ëBIF-in, pasi të miratohen nga bordi i ëBIF-it, do të mbështesin projektet e infrastrukturës në transportin e qëndrueshëm, energjinë e pastër, zhvillimin dixhital dhe të kapitalit njerëzor. Projektet do të zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare, deklaroi Komisioni.

Editorial