Lajme nga vendi

Strategjikët e qeverisë përleshen me grushta për plaçkën/ Kërcet sherri për pikën e voçkël të Kumbaros, Idajet Ismailaj me të birin dhunojnë djalin e ortakes

Strategjikët e qeverisë përleshen me grushta për

Një konflikt që ka degraduar në dhunë fizike raportohet të ketë ndodhur në mbledhjen e Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk”, raporton Boldnews.

Kjo kompani zotëron shoqëritë “Albstar shpk”, “Manastiri Resort shpk”, “Arena Center shpk”, dhe shumë shoqëri të tjera.

Sipas raportimeve në media, konflikti ka nisur pasi ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj së bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe truprojat e tyre kanë goditur me grushte dhe sende të forta si dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakes tjetër të shoqërisë Sokol Agalliu.

Raportohet se përplasja mes ortakëve ka lindur pasi Sokol Agalliu i ka akuzuar Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për vjedhjen e 500 milionë lekëve të tjera nga arka e kompanisë.

Po ashtu, Agalliu mësohet se pretendon se ka zbuluar se Idajet Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar edhe 750 m2 te Manastiri Resort.

Mësohet se aktualisht Sokol Agalliu ndodhet në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, në gjendje të rëndë për shkak të goditjeve që ka marrë.

Manastiri Resort është një projekt i ndërtuar mbi zonën e mbrojtur të Butrintit. Qeveria zvogëloi sipërfaqen e zonës së mbrojtur për të nxjerrë tokën ku do ndërtohej resorti me beton masiv, i cili e ka shndërruar një nga perlat më të bukura të bregdetit shqiptar në një geto masive betoni.

Ky resort u bë i famshëm nga shprehja lapidar e ish ministres së turizmit Mirela Kumbaro në Kuvend, e cila e quajti atë një pikë e voçkël për të minimizuar impaktin shkatërrues mjedisor në zonën e mbrojtur.

 

 

Editorial