Lajme nga vendi

Pacolli rimerr kontrollin e Aeroportit të Vlorës

Pacolli rimerr kontrollin e Aeroportit të Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka rimarrë kontrollin e Aeroportit të Vlorës. Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimet e Apelit dhe Shkallës së parë duke rrëzuar padinë e shoqërisë Via dhe ortakut tjetër Valon Ademi për sigurimin e padisë që ngrinte kuotat e Mabcos së Pacollit.

Më herët si Gjykata e Shkallës së Parë, ashtu dhe ajo e Apelit kishin pranuar sigurimin e padisë duke ngrirë kuotat e Mabcos dhe duke ja dhënë administrimin e shoqërisë koncesionare të Aeroportit, biznesmenit Valon Ademi, i cili e administron VIA-n, tashmë prej disa muajsh.

Por me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit dhe të drejtën për të caktuar administratorin e shoqërisë koncesionare, post i cili aktualisht mbahet nga Vegim Hoxha, i cili është caktuar nga Valon Ademi.

Pacolli rimerr kontrollin e Aeroportit të Vlorës

Vendimi i GJL

Luftë për kontrollin e Aeroportit tashmë ka përfunduar, por ndërkohë mes dy aksionerëve ekziston një tjetër betejë e madhe, që është edhe ajo më e rëndësishmja. Bëhet fjalë për konfliktin e kuotave. Valon Ademi pretendon se ai ka pronësinë e 49 për qind të aksioneve në aeroportin e Vlorës, sipas një kontratë shitblerje të nënshkruar mes Mabcos dhe 2A Group.

Por ndonëse kontrata është e noterizuar Pacolli e mohon atë duke pretenduar se ja kanë marrë firmën me mashtrimi. Beteja ligjore për ndarjen e kuotave pritet të zgjasë disa vjet në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ndërkohë që fati i aeroportit vijon të mbetet i mbërthyer në konfliktin mes dy aksionerëve.

Editorial