Lajme nga vendi

Para të tjera nga Europa/ BE miraton paketën e re të mbrojtjes prej 21 milionë euro për Shqipërinë

Para të tjera nga Europa/ BE miraton paketën e re të mbrojtjes

Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar një paketë të tretë ndihme dypalëshe për forcat e armatosura të Shqipërisë në kuadër të Fondit Eeropian të Paqes, me vlerë 21 milionë euro. Me masën e fundit, mbështetja totale e BE-së për sektorin e mbrojtjes së Shqipërisë ka arritur tani në 49 milionë euro.

Sipas zyrtarëve të BE-së, paketa është hartuar për të përmirësuar aftësitë e vendosjes së shpejtë të ushtrisë shqiptare dhe për të rritur kontributin e saj në misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Europian, si dhe në operacionet më të gjera ndërkombëtare.

Ndihma përfshin automjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, pajisje taktike dhe inxhinierike, trajnime operacionale dhe shërbime mbështetëse mirëmbajtjeje.

Kaja Kallas e përshkroi Shqipërinë si një partner të ngushtë dhe të besueshëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke theksuar rolin e saj si aleate e NATO-s dhe kontribuese në operacionet e BE-së. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, e përshëndeti vendimin, duke e quajtur atë njohje të mëtejshme të besueshmërisë dhe rolit aktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe evropian të sigurisë.

Paketa e parë e ndihmës së BE-së për Shqipërinë në kuadër të EPF-së u miratua në vitin 2024, e ndjekur nga një paketë e dytë në vitin 2025.

Editorial