Lajme nga vendi

Karakaçi: Nuk ndërhyjmë në konfliktin mes Pacollit dhe Ademit, do vendosim penalitete deri në prishjen e kontratës

Karakaçi: Nuk ndërhyjmë në konfliktin mes Pacollit dhe

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi deklaroi se qeveria nuk do të ndyhyjë në konfliktet mes dy ortakëve të aeroportit të Vlorës, por parlajmëroi penalitete për vonesën.

“Ministria verën me shqetësim të thellë se sjellja deri tani e palës zhvilluese, konfliktet mes palëve, shkeljet kontraktuale kanë shkaktuar vonesë. Kjo nuk do tolerohet dhe do të ketë edhe penalitete. Ministria nuk është palë në konflikt dhe nuk ka interes të favorizojë asnjë palë, por do të marrim masa dhe do të ndërhyhet përmes klauzolave të kontratës që të hapet sa më shpejt”, tha Karakaçi.

Kreu i infrastrukturës nuk përjashtoi as prishjen e kontratës së koncesionit për shkak të mosrespektimit të afateve nga koncesionari

“Sa i përket klauzolave, siç e theksova, aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Nuk ndërtohen aeroporte çdo vit, as në botë. Aeroporti nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare.

Konflikti i dy aksionerëve në aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit po mban peng një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të vendit. Zyrtarisht aeroporti u inaugura nga kryeministri Edi Rama dhe ish zëvendesja e tij, Balluku, një vit më parë, saktësisht tre ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Por teatrit politik i doli boja shumë shpejt kur mes dy aksionerëve shpërtheu sherri për kuotat. Aktualisht aeroporti është në tejkalim të çdo afati ligjor, ndërkohë që është e sigurtë se nuk do të hapet as për këtë sezon turistik.

Editorial