Biznes

Pse Lufta e Iranit nënkupton se Europa nuk mund të përballojë një dimër të ashpër

Pse Lufta e Iranit nënkupton se Europa nuk mund të

Në Gjermani, një fabrikë porcelani që i mbijetoi si Nazistëve ashtu edhe Komunizmit, është gati të fikë furrat e saj pas 182 vitesh. Në Poloninë fqinje, industria e plehrave kimikë po i bën thirrje ministrisë së energjisë të marrë masa ndaj kostove në rritje të lartë. 

Në Spanjë, qeveria, e cila përballet me zgjedhjet më 29 nëntor, ka shpenzuar 12 miliardë euro (13.4 miliardë dollarë) që nga marsi për të zbutur goditjen nga faturat në rritje të energjisë.

Anembanë Europës, qeveritë, industritë dhe qytetarët ndodhen në një krizë të dytë të madhe energjetike në më pak se pesë vjet, duke mos u rimëkëmbur kurrë plotësisht nga e para – shoku brutal i çmimit të gazit në vitin 2022 që pasoi pushtimin e Ukrainës nga Rusia. 

Industria e rajonit doli nga ajo krizë e shkatërruar, duke ushqyer frikën për mbyllje të bizneseve në shkallë kontinenti dhe deindustrializim, të cilat janë sërish mjaft të dukshme sot. Me më shumë se gjysmën e qytetarëve europianë që votojnë në zgjedhje përgjatë 12 muajve të ardhshëm, shoku politik kërcënon të jetë po aq intensiv. 

Çmimet e gazit natyror janë rritur me pothuajse 200% që nga shkurti, duke kaluar vlerën prej 100 euro për megavat/orë në fund të tetorit, niveli ky më i lartë në katër vite. Në pikat e karburantit, çmimet e naftës (diezel) kanë shënuar rekord, ndërsa ato të kerozenit pothuajse janë dyfishuar. 

Pse Lufta e Iranit nënkupton se Europa nuk mund të

Çmimet e energjisë elektrike po rriten me shpejtësi gjithashtu, ku Gjermania tashmë ka kaluar çmimin mesatar të fillimit të dimrit, madje edhe krahasuar me vitin 2022.

Që nga fillimi i luftës së Iranit, fatura e importit të energjisë e Europës është rritur me mbi 127 miliardë euro, sipas Komisionit Europian, në një kohë kur shumë qeveri po përballen me grumbuj malesh me borxhe.

Ndër më të goditurit do të jenë sektorët me konsum të lartë të energjisë dhe transportit, që nga ndërtimi te plehrat kimikë, lëndët kimike, bujqësia dhe aviacioni. Me votuesit që po luftojnë për të paguar faturat dhe për të mbushur makinat e tyre, energjia është e destinuar të kthehet në një konsideratë të madhe politike në një sezon zgjedhor.

“Pas pesë vitesh me këtë situatë, jemi lodhur pak duke folur se sa çështje e madhe është kjo, por është vërtet një çështje shumë e madhe,” tha Nicolai Romanowski, menaxher i lartë i energjisë në Këshillin Europian të Industrisë Kimike ose CEFIC, një lobi tregtar për konsumatorin më të madh industrial të energjisë në Europë. “Nuk di nëse përgjigjja që po shohim në nivel europian i bën vërtet drejtësi krizës me të cilën po përballemi.”

Më qetësuese për përdoruesit e energjisë është se modelet e motit po projektojnë një dimër gjerësisht të butë, të mbështetur nga një El Niño që potencialisht mund të thyejë rekorde. 

Megjithatë, mbeten rreziqe për valë të ftohta penguese. MetDesk, kompania private britanike e parashikimit të motit, tha se çrregullimi i hershëm i vorbullës polare – rripi i erërave në lartësi të mëdha që formohen në vjeshtë dhe mbajnë ajrin arktik të bllokuar pranë Polit të Veriut – mund të kontribuojë në një tjetër valë më të ftohtë në Europën veriore në dhjetor, ndërsa modelet më vonë gjatë dimrit tregojnë një gjasa më të madhe për valë të ftohta.

Tregjet e energjisë në Europë janë gjithashtu të cenueshme ndaj valëve të të ftohtit në Azi, të cilat mund të intensifikojnë konkurrencën dhe të rrisin më tej çmimet për ngarkesat me gaz natyror të lëngshëm (LNG).

Bloomberg

Editorial