Biznes

Çelet sezoni turistik 2026 në qytetin e Vlorës/ Vlora Marina, mbështet aktivitetet kulturore në qytet

Çelet sezoni turistik 2026 në qytetin e Vlorës/ Vlora Marina,

Për dy ditë me radhë, qyteti i Vlorës u kthye në një arenë festive me rastin e çeljes së sezonit turistik 2026. Atmosfera përgjatë Lungomares u gjallërua nga aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe argëtuese, duke kulmuar me koncertin final që ndezi mbrëmjen përmes performancave të artistëve të njohur si Noizy, Xhensila, Adelina Ismaili, Ronela Hajati etj.

Ashtu si çdo vit, pjesë e eventeve ishte edhe panairi i produkteve lokale, ku vizitorët patën mundësinë të njiheshin nga afër me punime artizanale, suvenire dhe produkte tradicionale karakteristike të zonës.

Atmosfera u gjallërua më tej nga aktivitetet outdoor, lojërat për fëmijë, festivali ndërkombëtar i sporteve ajrore dhe kampionati i volejbollit, duke krijuar një atmosferë dinamike për qytetarët dhe turistët e shumtë vendas e të huaj.

Çelet sezoni turistik 2026 në qytetin e Vlorës/ Vlora Marina,

Çelja e sezonit turistik 2026 u mbështet nga projekti Vlora Marina, një investim strategjik që po kontribuon në transformimin e qytetit dhe fuqizimin e ekonomisë blu në Vlorë.

Përmes mbështetjes së eventeve kulturore, sportive dhe sociale, Vlora Marina synon të nxisë zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit dhe të promovojë Vlorën si një destinacion modern mesdhetar që ofron eksperienca përtej sezonit veror. Paralelisht, projekti po kontribuon në zhvillimin ekonomik të qytetit, përmes rritjes së fluksit të vizitorëve dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim.

Prej vitesh tashmë, Vlora dhe zonat përreth janë kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, duke u konsoliduar gjithnjë e më shumë si një pikë referimi për turizmin bregdetar, aktivitetet kulturore dhe stilin modern të jetesës në jug të Shqipërisë.

Çelet sezoni turistik 2026 në qytetin e Vlorës/ Vlora Marina,

Rritja e vazhdueshme e fluksit të vizitorëve gjatë gjithë vitit konfirmon zhvillimin pozitiv të turizmit në këtë zonë dhe potencialin e saj në rritje.

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria regjistroi mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025, me një rritje prej rreth 6.6% krahasuar me vitin 2024, ndërsa Vlora dhe Riviera Shqiptare vijojnë të jenë ndër destinacionet me rritjen më të lartë të numrit të vizitorëve në vend.

Editorial